Një degë e rëndësishme e partisë Guxo është shuar të hënën.
Dega në Ferizaj e partisë së udhëhequr nga dyshja ministrore Donika Gërvalla dhe Faton Peci, tha të hënën se do të tërhiqet plotësisht nga aktiviteti i saj politik në zgjedhjet nacionale të vitit të ardhshëm.
Vendimi është marrë nga Kryesia e Degës së Guxo-s të hënën, tha dega në një njoftim për media.
“Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik”, thuhet në njoftim.