“Luftë hibride’’, ky term më së shumti kohës së fundit po përdoret nga kryeministri i vendit, Albin Kurti por edhe nga ministra, deputetë, zëvendësministra e përkrahës të tij.
Në këtë drejtim, madje nga kryeministri Kurti janë sulmuar dhe mediat duke i akuzuar ato për një “luftë hibride”.
Por, kryeministri i vendit sulmin në veri në veri në kanalin Ibër-Lepenc e quajti “akt terrorist”, mirëpo pas tri ditësh në takimin me Vuçiqin, ai sipas raportimeve nuk e përmendi fare.
Deputeti i LDK-së, Anton Quni thotë se kjo është hipokrizi dhe se sipas tij qeveria dhe VV-ja po manipulojnë duke krijuar opinion të rrejshëm.
“Kjo është hipokrizi që tani më është demaskuar çdo qytetarë mund ta lexojë se si autoritetet e Qeverisë dhe autoritetet e Vetëvendosjes manipulojnë duke krijuar opinione të rrejshme kinse për përkushtimin e tyre për mirëqenien e qytetarëve për rreziqet që vijnë nga jashtë kinse janë të vetmit të autorizuar që të dalin përballë të gjitha këtyre rreziqeve, por e vërteta është që LDK-ja në kohën e okupimit dhe çlirimit të Kosovës dhe shtet ndërtimit është treguar subjekti politik më serioz me gjitha kapacitetet e kemi mundur njëherë Serbinë, do ta mundim çdoherë kur të paraqitet nevoja”, ka thënë Quni në një prononcim për Ekonomia Online.