Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai nuk është Assadi dhe se nuk do të ikë askund.
“Edhe nëse mendoni se unë jam Assadi, kështu që unë do të iki diku – NUK JAM”, ka deklaruar Vuçiqi të hënën vonë në mbrëmje.
“Jam gjallë, gjithë jetën kam jetuar këtu në Serbi, i jam mirënjohës Serbisë sime, do të qëndroj këtu, ky është vendi im ku do të përfundoj. Unë do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm timit, popullit serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë, asnjëherë të huajve, kurrë atyre që duan ta mposhtin, poshtërojnë dhe shkatërrojnë Serbinë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram të hënën mbrëma, transmeton Paparaci.
Vuçiqi ka paralajmëruar se Serbia është nën presion nga anët e ndryshme dhe po mundohen ta rrëzojnë me të gjitha mjetet e mundshme hibride.