Edhe anëtari tjetër i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq ka pritur sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë bisedës u tha se të gjithë në Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, paqes, stabilitetit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Në fillim të bisedës, Beqiroviq ka theksuar se disa politikanë nga Bosnja dhe Hercegovina nga entiteti RS duhet të ndalen me propagandën gebelsiane.
“Sot nuk diskutohet për njohjen e Kosovës, sepse është e qartë për të gjithë se një vendim i tillë kërkon konsensus në Kryesinë e BeH-së, njerëzit përgjegjës duhet të insistojnë gjithmonë në respektimin e parimeve të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, por edhe në diskutime konstruktive për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga procesi i Berlinit. Ne nuk do të lejojmë askënd të mendojë se mund të disiplinojë liderët e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe të përcaktojë me kë, ku dhe kur mund të flasin. Këtë le ta harrojnë përgjithmonë, ka thënë Beqiroviq.