Një burrë në Gjakovë është arrestuar, pasi rrahu gruan e tij dhe më pas tentoj t’ia vë flakë shtëpisë, megjithatë u ndalua nga Policia si dhe u shoqërua në stacionin policor.
Sipas burimeve, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe më pas ka tentuar t’ia vë flakën shtëpisë me derivate.
Për pasojë, gruaja është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas ka kërkuar urdhër mbrojtës.
Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe e ka arrestuar të dyshuarin.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje.