Partizani i Beogradit dhe Panathinaikosi grek janë përballur të enjten mbrëma në kryeqendrën e Serbisë në ndeshjen e xhiros së 14-të të Euroligës në basketboll.
Ka pasur përplasje mes tifozëve, ndonëse në distancë, ndërsa mediat në Serbi i kanë kushtuar shumë vëmendje një veprimi të tifozëve të klubit grek.
Tifozë të Panathinaikosit, të grupuar në tifo-grupin “Gate 13”, kanë provokuar tifozët e klubit beogradas duke formuar figurën e shqiponjës dykrenare.
“Grekë, turpi ju mbuloftë! Tifozët e Panathinaikosit në mes të Beogradit provokojnë me simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe”, është titulli i shkrimit të sajtit “novosti.rs”.
Sipas këtij mediumi, tifozët e Panathinaikosit kanë raporte vëllazërore me tifozët e Dinamos së Zagrebit, “Bad Blue Boys”, derisa gjatë viteve nuk kanë munguar edhe fotografit me flamurin shqiptar.
Sipas burimeve të Gazeta Papirus, thuhet se ka edhe shumë shqiptar në mesin e këtij tifogrupi.
Tifozët e klubit grek ishin të rrethuar nga forcat e policisë, por kanë pasur përplasje verbale me tifozët e Partizanit, që në fund e fitoi ndeshjen.