Remzija Bejic, rreth 53-vjeçar, shtetas serb dyshohet se po planifikonte të kryente vrasje në Kosovë.
I dyshuari është arrestuar të enjten në një operacion të Policisë së Kosovës.
I njëjti prezantohej rrejshëm si person zyrtar, tha policia.
“Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme, tha policia.
“Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia.