Forumi Intelektual E30, me anë të një postimi në “Facebook”, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në takim, ku edhe do të prezantohen kandidatët për deputet për zgjedhjet e nëntë shkurtit.
Ftojmë të gjithë qytetarët, si dhe të gjitha strukturat e Forumit Intelektual “Europa 2030” dhe të koalicionit “Për Kosovën Fitues”, të marrin pjesë në këtë takim.
Gjatë takimit do të prezantohen kandidatët për deputetë për Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025!
Pjesëmarrja juaj na nderon dhe respekton Forumin Intelektual E30 dhe koalicionin e përbashkët.
Ju mirëpresim”, thuhet në njoftimin e Forumit Intelektual E30.
Kujtojmë se ky takim do të mbahet me tetë dhjetor, në Hotel Sirus në Prishtinë.
Vlenë të përmendet se Forumi Intelektual E30, do të jenë në list të përbashkët me AAK dhe NISMA.