Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e të hënës në Ferizaj, një mashkull 26-vjeçar është gjendur pa shenja jetë në banesën e tij.
Sipas raportimeve të para aasti ka ndodhur në orët e pasdite në rrugën “Enver Topalli”, me tashmë të ndjerin i cili është gjetur nga motra e tij i shtrirë në dhomë.
Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të riut dhe më pas është tërhequr trupi i pajetë për t’u dërguar për obduksion.
Në vendngjarje, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ka marrë informacionet e para për këtë rast të rëndë.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se dyshimet e para lidhen me përdorimin e tepërt të barnave nga i ndjeri dhe një gjë e tillë pritet të konfirmohet tutje.