Fjalimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës po konsiderohet si më i gjati në historinë e parlamentarizmit të Kosovës.
Sipas këtij grupi opozitar kryeministri Kurti mund të konsiderohet dështim, paaftësi, korrupsion dhe krim.
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se gjatë po këtij fjalimi Kurtin e panë si drejtor ndërmarrje, e drejtor të çerdhes, por edhe komandat i stacionit policor, por asnjëherë sipas tij në detyrat e kryeministrit.
“Deri tani ky kryeministër mund të kualifikohet paaftësi, dështim, korrupsion dhe krim”, theksoi Gashi, për disa tema që u pretenduan nga deputeti se janë dështimet e kësaj qeverie.