Dy të rinj kosovarë janë kapur në Morinë gjatë kontrollit, pasi në automjetin e tyre, i’u konfiskuan 18,000 franga zvicerane dhe 9,150 euro.
Bëhet e ditur se ata këto para i kishin të padeklaruara, dhe tashmë Prokuroria ka nisur hetimet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë 22 vjeç dhe 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.
Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin dhe pasagjer shtetasin shërbimet e Policisë kanë gjetur 18 000 franga zvicerane dhe 9 150 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë së shtetit shqiptar.