Dy javë kanë kaluar që kur shoferët në Kosovë janë të detyruar sipas ligjit të posedojnë goma të dimrit dhe ky obligim zgjat deri më 15 mars,.
Dënimi që Policia e Kosovës e shqipton për ngasësit që vazhdojnë të vozisin veturën me goma vere është 40 euro.
Por, veturat e këtij institucioni po qarkullojnë aktualisht pa goma dimri dhe së paku gjashtë vetura të njësive speciale nuk është bërë ndërrimi i gomave.
Pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës ka mohuar se ka të tilla raste.
Kontrata e nënshkruar më 10 tetor të 2023-s kap vlerën mbi 300 mijë euro.
“Policia e Kosovës e ka ndërpre kontratën me neve dhe nuk kemi kontratë me Policinë e Kosovës. Policia si rezultat i veprimeve tua dhe atyre bandave tjera sikur ti, e kanë ndërpre jashtëligjshëm kontratën me Eurogomën, zyrtarisht po ta them ne nuk kemi kontratë me Policinë”, raporton Tv Dukagjini.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme për të siguruar që këto automjete të jenë të gatshme për sezonen dimërore dhe të posedojnë pajisjet e nevojshme duke përfshirë edhe gomat e dimrit.”
Çështja e furnizimit dhe liferimit të gomave është e rregulluar me një kontratë të ndërlidhur jo nga Policia por nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.