Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për orën 14:00, raporton Gazeta Express.
Sipas PDK’së, kjo konferencë është thirrur lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Partia Demokratike e Kosovës mban sot në ora 14:00 konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Konferenca mbahet në selinë qendrore të PDK-së”, është bërë e ditur nga PDK.
Kujtojmë që sot 1.260,571 votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.