Kryeministri Albin Kurti edhe një herë iu është adresuar qytetarëve me anë të një konference për shyp, shkruan Gazeta Papirus.
“Për gjatë dy ditëve të fundit kemi marrë një sërë masash për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës kryesit e sulmit terrorist dhe kriminal dhe për të minimizuar dënimin në infrastrukturës e për të evidentuar dhe evituar çrregullimin e furnizimit me shërbimet bazë të qytetarëve të Kosovës”, tha Kurti para gazetarëve.
Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se pesha e pasojave të këtij sulmi po ta arrinte qëllimin do të ishte marramendëse. Ky sulm do të sillte dëme të riparueshme, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
Ky sulm terrorist do të shkaktonte ndërprerje te energjisë elektrike, do të linte pa rrymë gjysmën e Kosovës dhe pa ngrohje një pjesë të Prishtinës.
Kujtojmë se mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.