Sali Berisha doli përpara gazetarëve për të njoftuar se ka gjetur provat ku fakton deklaratat e tij se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion është një organizatë kriminale dhe shigjetuar direkt drejtuesin e saj, Altin Dumani.
Duke cituar pjesë nga dosjet hetimore në të cilat janë zbardhjet nga aplikacionet SKY dhe Enchrochat, në të cilat pretendoi se janë zyrtarë të lartë socialist, Berisha pohoi se veprimet e SPAK kanë amnistuar krime elektorale.
Kjo ishte konferenca e dytë e Berishës që pas lirimit nga arresti i shtëpisë duke premtuar se aktivitetet publike do të vijojnë me intensitet të lartë.