Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Osmani potencoj se bandat kriminale serbe kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës.
“Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terririste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pakompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike.
I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e poashtu për hetim të këtij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e plot të presidentes Osmani