Policia e Kosovës ka njoftuar se ka rritur masat e sigurisë, krejt kjo pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
“Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në vend, përfshirë veriun e vendit ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze kriminale.
Me planifikimet e parapara do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim.” – thuhet fillimisht në njoftimin e Policisë.
Mes të tjerash, forcat e rendit kanë treguar se planifikimet do të fokusohet në rritjen e prezencës policore në terren, duke bërë më shumë patrullime në zona “më kritike”.
“Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të 29-Nëntorit, objekti komunal i Zveçanit është sulmuar me granatë dore.