Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Kështu ka ndodhur të enjten në Pejë, ku një grua kërkoi ndihmën e Policisë.
Dyshohet se rasti ka ndodhur në një banesë në rrugën “Myrvete Maksutaj”, ku dyshohet se një 30-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Bazuar në informacionet e para, i dyshuari fillimisht ka pasur një fjalosje me nënën, të cilën e ka ofenduar me fjalë të ndryshme dhe më pas e ka rrahur.
Sipas dëshmisë së viktimës të dhënë para hetuesve policorë, djali i saj ka tentuar që t’ia fus kokën në një enë gatimi ku po përgatitej ushqimi dhe aty ka eskaluar gjithçka.