Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një gafë gjatë vizitës së saj në Mitrovicë.
Gjatë ndalesës në kompleksin “Isa Boletini” në Boletin, ajo si duket nuk di të dalloj se cili është stërnipi i heroit Isa Boletinit, Gazmend Boletinin, dhe kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
“Mirëmëngjesi kryetar,” i tha Gërvalla, ndërsa Boletini reagoi menjëherë: “Jo, nuk jam kryetari, unë jam stërnipi i Isa Boletinit.”
E kuptuar në çast, Gërvalla u përgjigj me një ndjesë, “Ahh, më falni.”