Kryeministri i vendit, Albin Kurti pasi është kthyer nga Shqipëria vizitoi Kompleksin Memorial në Prekaz, duke shtuar se 28 Nëntori është datë themeltare e histroisë së shqiptarëve kudo që janë.
Përveç Jasharëve, Kurti foli edhe për daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor të vitit 1997.
“Me këtë rast dua t’i uroj gjithë shqiptarët kudo që janë për festën e pavarësisë së Shqipërisë, të flamurit kombëtar shqiptar duke përmendur përveç Prekazit, Vlorës edhe Krujës, gjithashtu edhe Llaushën, atëherë kur në vitin 1997 Rexhep Selimi, Mujë Kransiqi dhe Daut Haradinaj e shpallën botërisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila ishte bartëse e kryengritjes sonë dhe faktori kryesor që e bëri çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999 me ç’rast ne sivjet edhe festuam çerek shekulli nga çlirimi i atdheut tonë”, tha ai.