28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit, sot me këtë datë Ushtria çlirimtare e Kosovës shënon 27 vjetorin e daljes në skenë më 1997, në Llaushë të Skenderajt.
Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.
Atë kohë Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij e mësuesit si ushtarë të UÇK-së.
Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.