Dy persona janë vrarë me armë zjarri në një atentat në Tiranë, në zonën e Astirit.
Mësohet se është qëlluar me breshëri automatiku drejt një makine Audi dhe për pasojë dy personat që udhëtonin brenda tij kanë humbur jetën.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.