Një operacion policor është zhvilluar sot nga FAST Kosova në Mitrovicë.
Atje është arrestuar një person, i cili kërkohej nga Gjermania me urdhërarrest ndërkombëtar.
Personi i dyshuar kërkohej nga Gjermania, për vrasje dhe grabitje, njofton Klankosova.tv
Burimet bëjnë me dije se në aksion kanë qenë të aktivizuar njësitet elitare FIT dhe Agjencia Kosovare për Inteligjencë.
Bëhet e ditur se personi i prangosur është shtetas gjerman.