Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, i ka uruar mirëseardhje Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ri amerikan, Alexander Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe rajon.
Hovenier tha se presin një vizitë produktive të Kasanofit, duke treguar mbështetjen afatgjate amerikane për popullin e Kosovës.
“Presim një vizitë produktive duke treguar mbështetjen tonë afatgjate për popullin e Kosovës, për të adresuar shqetësimet e përbashkët dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës, si një shtet sovran, i pavarur dhe multientik”, shkroi Hovenier, transmeton Klankosova.tv.
Aktualisht, bashkë me Kasanofin, Hovenieri i ka shkuar në zyrë për takim të pares së shtetit, Vjosa Osmani, ku më pas pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.