Gjykata Speciale ka njoftuar se Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka mbërritur në Kosovë gjatë së enjtes.
Ai ka udhëtuar nga Holanda në Prishtinë për të qenë afër familjarëve pas vdekjes së vëllait.
Në njoftimin e Speciales thuhet se Krasniqit iu lejua vizita në Kosovë “për shkak të arsyeve bindëse humanitare”.
Në njoftim nuk është bërë e ditur se sa ditë do të qëndrojë.