Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njofton se së bashku me deputetin gjerman, Peter Beyer, ishin mysafirë të Jehonës tek njëra nga shkollat me mësim gjithëditor në Prishtinë.
Abdixhiku, në një postim në Facebook, shkruan se aty nga afër u njoftuan për transformimin e nga një sistem edukimi me vështirësi, tek një sistem me standarde, si tha Beyer, “sikurse në Gjermani”.
“Aty pamë nga afër transformimin e vërtetë nga një sistem edukimi me vështirësi, tek një sistem me standarde – në fjalë të Peter – sikurse në Gjermani. Dhe ashtu ishte! Dhe ashtu ishte! Fëmijë që ushqehen me shujta të ngrohta – të cilat ishin shumë të shijshme; kuzhina moderne, klasë me tabela digjitale, rafte për çantat e rënda, detyra të shtëpisë në shkollë, e aktivitete fizike për fëmijët që rrijnë tani 8 orë në shkollë! Mbi të gjitha një kolektiv arsimor që angazhohet me kaq përkushtim nën drejtimin e Liridonit”, shkruan Abdixhiku.