Ashtu siç ishte planifikuar, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Beograd për takimin e radhës për “Open Balkan”.
Nisma aktualisht është përqafuar vetëm nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veirut dhe takimi do të mbahet sot dhe nesër, 3-4 nëntor
Dorëheqja e Zaev, çfarë ndodh me Shkupin?
Republika e Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov. Lajmi është konfirmuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Marrëveshja mbështetet disi edhe nga SHBA-BE edhe pse kurrë nuk është folur për bashkëpunim nën emrin OPEN BALKAN, por në kuadër të Precesit të Berlinit.
Por Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.