Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Kryediplomati turk ishte i ftuar në redaksinë e Anadolu Agency, ku ka folur për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit dhe raportet me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.
Fidan u shpreh se në rajon vërehet edhe rëndësia e lidershipit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.Ai foli për rolin e rëndësishëm që ka Turqia në Ballkan si dhe për vizionin e Ankarasë zyrtare për të ruajtur paqes dhe stabilitetit në rajon, në mënyrë që të mos përsëriten vitet e 90-ta.