Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar keq me Gjykatën Speciale, e cila në disa seanca është marrë me trajtimin e fotografive të ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë luftës nga ish-ushtarët e UÇK-së.
Në këto seanca, disa dëshmitarë kanë treguar edhe për largimin e fotografisë së Rugovës nga disa zyre.
Musliu ka vlerësuar se Specialja duhet të merret edhe me pretendimet e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e urren Rugovën, pasi i njëjti kishte larguar fotografinë e Rugovës nga zyra.
Në profilin e saj në Facebook”, ajo ka shkruar se në bazë të pretendimet të Bulliqt Specialja duhet ta arrestoi të parin e LDK-së.
“Dhomat e “POLITIZUARA” të Hagës duhët të intervenojnë urgjent për ta arrestuar Lumir Abdixhikun sepse sipas dëshmitarit Shpëjtim Bulliqi, Lumiri e urren Rugovën dhe ka larguar fotografinë nga zyra”, ka shkruar Musliu.
https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial?ref=embed_post