Në total numri i rasteve aktive në gjithë Kosovën është 430.
Komuna që prin për nga numri i rasteve është Prishtina me 101 raste. Më pas është Ferizaj me 38, pasuar nga Prizreni me 30 raste.
Komuna e Gjilanit dhe Kamenica kanë nga 25 raste aktive secila. Peja dhe Klina kanë nga 23 raste, kurse Kaçaniku ka 16.
Suhareka, Malisheva, Gllogoci dhe Obliqi kanë nga 13 raste. Istogu dhe Graçanica nga 12, ndërsa Gjakova 11.
Fushë Kosova, Lipjani dhe Vushtrria kanë nga 10 raste aktive. Mitrovica dhe Vitia nga 9, kurse Dragashi dhe Deçani nga 6.
Rahoveci, Skënderaj dhe Kllokoti kanë nga 3 raste aktive secila.
Komunat tjera nuk kanë asnjë rast aktiv.
Të dhënat janë marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.