Kryetari i Forumit Intelektual Prof, DR. Artan Nimani ka kujtuat Kushtetuten e Kaçanikut.
SHTATORI 1990 – NJË MOMENT HISTORIK NË RRUGËN DREJT LIRISË DHE PAVARËSISË SË KOSOVËS
Më 7 shtator 1990, Kosova shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e saj, miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut. Ky akt historik shënonte fillimin e një procesi të gjatë dhe të dhimbshëm për ndarjen e Kosovës nga regjimi i Serbisë dhe vendosjen e themeleve të shtetësisë së saj të ardhshme. Në kushtet e represionit dhe dhunës sistematike ndaj shqiptarëve, deputetët e asaj kohe patën guximin e madh për të shpallur një dokument që formalizonte të drejtat e shqiptarëve për vetëvendosje dhe shtetësi.
Heroizmi i këtyre burrave dhe grave shënoi fillimin e një epoke të re në historinë e Kosovës, duke i hapur rrugë lëvizjes së pavarësisë dhe çlirimit përfundimtar të vendit. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i përpjekjeve shumëvjeçare për të realizuar qëllimin e madh të lirisë dhe pavarësisë. Ishte pikërisht përmes heroizmit të luftëtarëve të UÇK-së, që ideali i një Kosove të lirë dhe të pavarur u bë realitet.
Lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar të Kosovës. Falë sakrificës së tyre, Kosova sot është një shtet i lirë dhe i pavarur, duke mbartur në vetvete trashëgiminë e lavdishme të atyre që luftuan dhe sakrifikuan për të. Le të kujtojmë me krenari 7 shtatorin 1990, si një moment historik në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës!