SERBIA, AH… E PASKA PASUR
DORËN SHUMË TË GJATË???! Si nxënës i shkollës së mesme në Prishtinë,
më rastisi me një grup të vogël shokësh, të marrë
pjesë në demonstratat e vitit 1968. Shumë prej
atyre që na morën “në riglazhë”, shqiptarë e
serbë, na thoshin: “Ikni prej tyre, ata janë orga-
nizatorë, por janë dorë e zgjatur e Serbisë!”
Po kështu ndodhi edhe me arrestimin e pjesë-
tarëve të ilegales më 1972. Edhe për Ata na
thoshin:”Janë dorë e zgjatur e Serbisë”. Po
kështu ndodhi edhe me “Pranverën e Përgjak-
shme ’81”, janë dorë e zgjatur, e madje edhe
për pushkët e para të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, “Mos u bashkoni me ata mjerana,
ata janë dorë e zgjatur e Serbisë!”. Kështu
na thuhej gjatë tërë jetës, madje edhe kur
ndonjë shokë aksidentalisht vritej prej sho-
kut me të cilin nuk e ndante as dita e as
nata e as sofra, në varrim, në referate thu-
hej:”Të vrau dora e zgjatur e Serbisë”.
Dhe ndonjëherë më shkon mendja, ashtu
si edhe sot: Me të vërtetë kjo Serbi e pas-
ka pasur dorën shumë të gjatë?! Apo ka
edhe më zi: Pak ia kemi bërë argatin edhe
ne vetë duke ia zgjatur dorën edhe jetën
me tërë këtë përçarje e përçapje që na
kapi e nuk po na lëshon. Ka mundësi
sepse tashmë jemi mësuar: Edhe për
burrat më të mëdhenj të kombit patëm
thënë: Hiqu tij se është dorë e zgjatur
e Serbisë! Eh, pra Serbi. nuk di çka të
them, por t’u shkurtoftë ajo dorë!!