Ishin dy Ukshin Hoti. Por, kush ishte Ukshin Hoti i parë ?
Fshati ,Krushë e Madhe, i cili njihet për perim kultuar bujqësore dhe luftën, njihet edhe sepse aty ka lindur edhe intelektuali e patrioti i çështjes kombëtare ,Ukshin Hoti.
Por, ky fshat e kishte edhe një ,Ukshin Hoti tjetër ,i cili kishte vdekur 52 vite më parë pikërishte më 22 tetor 1969 dhe njihej si Ukë Halimi, pasi ishte Ukshin Halim Hoti.
Sipas banorëve më të moshuar të fshatit që e kishin mbërri ,Ukshin Hotin e parë e përshkruajn si një Herkules -Kreshnik të kohës të cilit për dallim nga intelektuali Ukshin Hoti, që Zoti ja kishte dhuru dhunti mendjen e një gjeniu. Ukë Halimit ,Zoti ja kishte dhuru fuqinë fizike.
Për të ka shumë rrëfime nga të moshuarit sipas : Shefki Hoti, Ukshin Hoti e kishte ndalur me duar gurin e mullirit që bluan, sipas Xheladin Sejfullahu i cili kishte punu me Ukshin Hotin, në Shkup, tregon se si Ukë Halimi, e kishte kapur buren e verës e cila peshonte 400-500 kg.
Sipas ,Aziz Hoti , kur disa ishin duke e rregulluar një tavan të shtëpise dhe duhej për ta bartur. I Zoti i shtëpisë jpasi e kishte pa rrugës duke kaluar Ukë Halimin apo Ukshin Hotin ,ju kishte thënë punëtorëve lereni sepse po vinë 40 punëtor ,por punëtorët e shohin veq 1 person , e ai ju spjegon sepse ky do e bartë vet ku më pastaj ju kishte ndihmuar.
Malush Gashi, tregon se si Ukshin Hoti, se si një mësuesit ja kishte nxjerr makinen nga lloqi dhe rastin tjetër rreth bartjes se hambarit, ku Ukë Halimi, kishte dalur me një anë vet për ta bartur ndersa 7-8 persona në anën tjetër, ka shumë rrefime të tjera ku edhe Radio Televizioni i Kosovës RTK e ka realizu edhe një storie me gazetarin Besart Galica, e cila edhe u transmetu në lajmet qendrore të RTK-së, njofton,/ Gazeta Papirus.com/