Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me kryetarin e degës së kësaj komune, Sami Lushtaku kanë takuar banorët e fshatit Pemishtë, Kopiliq i Epërm, Makerrmal, Likofc, Kllodernicë dhe Llaushë.
Nga këtu, kandidati për kryetar i kësaj komune, Fadil Nura ka thënë se këto fshatra së bashku me të gjitha fshatrat e komunës së Skenderajt, janë të rrethuara krah fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.
nullAi ka thënë se pase marrjes se mandatit, bashkë me Sami Lushtakun dhe asambleistët do të punojnë me përkushtim në realizimin e gjitha qëllimeve programore.
“Në krah me gjeneral Lushtakun dhe 34 kandidatët në listën e asamblesë, mjek specialist të fushave të ndryshme, ekonomist, jursit, pedagog, inzhinier, të gjitha profilet, une para juve zotohëm se nuk do të ketë sfidë, as pengesë që do të na ndal në arritjen e qëllimeve dhe objektivave tona programore në procesin e qeverisjes së komunës”, ka thënë Nura.
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku duke parë masivitetin e qytetarëve në këto tubim, ka bërë thirrje që të filloj festa për PDK-në në Skenderaj, gjersa thotë se dega e kësaj komune nuk është në garë me Bekim Jasharin, por me Vetëvendosjen, të cilët përmes Bekim Jasharit po provojnë ta fitojnë Skenderajn.
Ndërsa thotë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka për qëllim ta dëmtoj atë, por dëmtimin më të madh ja ka bërē dhe po ja bënë Bekim Haxhiu.
“Nuk jemi në garë me Bekim Jasharin. Me të jemi në garë më së paku. Ne jemi në garë me Vetëvendosjen, ku këta po duan me e fitu Skenderajn përmes Bekimit. Pra gara është në mes të dy partive, është Vetëvendosje dhe Bekimi, dhe anën tjetër PDK dhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Janë do njerëz si Kamishi që ka marak me i perzi situatat, por, nderin më të madh që ja ka bë Partisë Demokratike është që ai ka dal në tjetër tabor politik. Nese dikush e ka demtu shumë Bekim Jasharin, e ka dëmtu Bekim Haxhiu. Sepse Bekim Haxhiu e ka tradhëtu edhe besimin e qytetarëve të Skenderajt të cilët e kanë votuar Haxhiun si PDK, do ta tadhëtoj edhe Bekim Jasharin. Ai e ka ofendu besimin tonë”, ka thënë Lushtaku.