Një burrë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka gënjyer duke u prezantuar si ministër. Sipas policisë ai kishte edhe urdhër arrest, sepse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë paraprakisht, njofton Klankosova.tv.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur si dhe ka bërë prezantim të rremë si person zyrtar, konkretisht si ministër.” thuhej në raportin e policisë.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit