Aleksandër Soros, djali i miliarderit hungarezo-amerikan, George Soros, njofton se e ka vizituar Shqipërinë me ç’rast ka ndarë një foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama për t’ia uruar ditëlindjen e 60-të.
Soros e quan Ramën vëlla, krahas postimit që ka bërë në Facebook.
“Vëllai im @ediramaal javën e kaluar mbushi 60 vjeç. Ishte nder të kalojmë kohë në Shqipëri së bashku. Ti je frymëzim për botën, vëlla! 60 nuk është 40 i ri, është Edi i ri! “, ka shkruar ai.