Në Francë janë mbyllur qendrat e votimit dhe janë publikuar projeksionet e para. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Francës të dielën, më 7 korrik, sondazhet fillestare tregojnë fitoren e të majtëve.
Sipas sondazheve të para të Ipsos, koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor fitoi numrin më të madh të vendeve në raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë të dielën, duke kaluar partinë e ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar.
E djathta ekstreme ndonëse arriti rezultate të larta, përfundoi e treta, pas koalicionit të Macron.
Shpërndarja e parashikuar e vendeve, nga Ipsos:
Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 vende, me 289 vende të nevojshme për një shumicë absolute.
Sipas Lemonde, rezultate nënkuptojnë se Franca do të ketë një parlament të varur, me tre blloqe të mëdha, por pa shumicë të qartë.
Kjo e lë Presidentin Emmanuel Macron në një pozicion për të negociuar me partitë që kanë qenë prej kohësh në opozitë me të, në përpjekje për të formuar një qeveri koalicioni.