Njësia e Antidrogës në Policinë Rajonale në Ferizaj ka realizuar sot një aksion policor në një fshat të Kaçanikut, ku është arrestuar një person i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.
Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se njësitë policore kanë zhvilluar operacionin në fshatin Soponicë, në dy shtëpi të personit të dyshuar.
“Gjatë kontrollit janë gjetur provat materiale si në vijim:
-katër bimë të llojit kanabis sativa të gjatësisë rreth 20 cm.
–substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 10.6 gram,
-80 copë qese najloni të zbrazëta,
-një pako me rizlla (letër për mbështjellje të marihuanës),
-një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 17.2 gram,
-një thes najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë neto 486 gram,
– substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 89.4 gram
– një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10.2 gram,
-substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 10.75 gram ( e vendosur ne shishe plastike,
-një thikë.” – njoftoi Policia.
Lidhur me rastin, pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë.