Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë në vizitë në Izmir të Turqisë më 5 korrik, të premten, për të takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Izmirit; ndërsa ambasada e Kosovës njoftoi se më pas do të organizojnë takim me diasporën shqiptare.
“Takimi do të jetë i hapur për të gjithë pjesëtarët e komunitetit të diasporës në Turqi”, thuhet në njoftim.