GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

E dyshuara për vrasjen e foshnjës në Podujevë shkoi në QKUK me gjakderdhje, aktualisht po trajtohet aty

01/07/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
E dyshuara për vrasjen e foshnjës në Podujevë shkoi në QKUK me gjakderdhje, aktualisht po trajtohet aty
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën e 30 qershorit në Podujevë, ku dy gra janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasje të foshnjës gjatë lindjes. Një nga të arrestuarat, gruaja shtatzënë dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm, e që më pas ka kërkuar ndihmë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Nga Gjinekologjia kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net, se e dyshuara, gruaja shtatzënë momentalisht është duke u trajtuar aty.

Zef Ndrejaj, Drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë tha për Gazetën Online Reporteri.net se e dyshuara kishte ardhur me gjakderdhje në klinikë.

“Ajo është ardhë me gjakderdhje. Është duke u trajtuar tek ne”, tha shkurtimisht Ndrejaj për Reporteri.net, ndërsa shtoi se s’mund të jepte informacione më shumë duke qenë se rasti është nën hetime.

Se hetimet kanë nisur për rastin, sot paradite e konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj tha se se hetimet lidhur me rastin kanë nisur për dy vepra penale. Gruaja e cila po dyshohet se kreu abortin e jashtëligjshëm do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, ndërsa ndaj të arrestuarës së dytë është iniciuar rasti për “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës edhe në raportin 24 orësh

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tags: GjinekologjisëKlinika EmergjeentePrishtina
ShareTweetShare
Previous Post

“Populli i Kosovës ka të drejtë të kërkojë lirinë e vet” – e deklaroi Kadare një vit para shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Next Post

18 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë qershorit në rajonin e Ferizajt

Next Post
18 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë qershorit në rajonin e Ferizajt

18 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë qershorit në rajonin e Ferizajt

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.