Spanja dhe Gjeorgjia luftojnë sot për një vend në çerekfinalet e Euro 2024 dhe është hera e parë që këto ekipe takohen ballë për ballë në fazën finale të turneve të mëdhenj.
Sot nga ora 21:00, Spanja do të përballet me Gjeorgjinë në Cologne Stadium.
Spanja erdhi deri këtu me tri fitore në fazën e grupeve si lider, duke mposhtur Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë.
Në anë tjetër, Gjeorgjia arriti të marr 4 pikë de si një nga katër më të mirat e vendeve të treta, arriti të kalojë tutje.
E shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka publikuar formacionet zyrtare të të dy skuadrave.
François Letexier do të jetë referi i parë i ndeshjes, ku pas tij radhiten asistentët Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, si dhe arbitri i fundit Serdar Gozubuyuk.
Spanjë: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Fabian Ruiz, Pedri, Rodri, Yamal, Williams, Morata.
Gjeorgji: Mamardashvili, Dvali, Kashia, Gvelesiani, Lochoshvili, Kakabadze, Kiteishvili, Chakvetzade, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratshelia.