Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë po zhvillojnë një ndeshje futbolli në mes tyre.
Ndeshja po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.
Loja po zhvillohet në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali.