Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.
Takimi do të fillojë nga ora 12:30, dhe mbahet në Kabinetin e Presidentes.
Kështu ka bërë të ditur për agjendën e presidentes, zyra e saj.
Ndërkaq mediat mund të marrin pamje tek pritja në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit.