E humbi shikimin pas lindjes në inkubator.
Përkundër kësaj, Leon Kelmendi, nga Peja, ka treguar suksese të shumta në Qendrën Burimore “Xheladin Deda”, në Pejë, ku ka vijuar mësimet.
Aktualisht studion në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në drejtimin e programimit dhe përpos përkushtimit në studime ai angazhohet edhe si programer sa herë ka mundësi.
Këtë punë e bën qe një kohë të gjatë dhe tashmë ka krijuar edhe një përvojë të shkëlqyeshme.
Në një bisedë për Albanian Post, ai ka rrëfyer se si fëmijëria e tij nuk ishte e zakonshme.
Ndjesi kaotike e të panjohura. Konfuzion.
“Një epokë që do të doja ta përmend është epoka e fëmijërisë ose koha e fëmijërisë, ku kanë qenë sfidat më të mëdha. Sa herë që jam keq, sa herë kur dua ta kujtoj vetën, ku kam qenë e ku jam është pjesa e fëmijërisë, jo i adaptuar mirë, nuk i kam ditur gjërat si duhet”, ka treguar ai.
Atë e mundonte edhe trajtimi i shoqërisë, i cili thotë se nuk ka qenë i mirë.
Pjesa më e dhimbshme për të është kur bllokohej në ambientet e panjohura në shkollë.
“Nuk e kam ditur çka është duke ndodhur, s’kam mundur t’i kuptoj gjërat. Kur shkoja në shkollë atëherë nuk e dija ambientin e shkollës. Fakti që kam humbur diku ajo më trishton edhe sot kur e kujtoj. Mbetsha diku në shkollë, nuk e dija ku jam. Ajo më trishton, më ka lënduar”, ka treguar ai.
E në këto momente ai rrëfen se si gjithmonë kërkonte nga familja të ia lehtësonin dhembjen.
Ëndrra e tij dhe më pas edhe shpëtimi, ishte teknologjia.
“Erdhi një kohë që doli në skenë iPhone 4. Ne të verbrit nisëm ta përdornim edhe na entuziazmoi shumë. Prej kësaj periudhe më ka lindur interesimi për programim, domethënë shumë moti kohë”, ka thënë Kelmendi për AP.
“Teknologjia neve na ka bërë shumë të pavarur, ne luftojmë për pavarësim e për këtë shkak na ka ndihmuar se jemi të barabartë me tjerët. Unë kam përdorë si fëmijë telefona Nokia, me të ke mundur të flasësh me dikë në telefon, por kur ka ardhur ndonjë mesazh, duhej të kërkoje nga dikush ta lexojë mesazhin”, potencoi programeri.
Ndonëse ishte këmbëngulës në gjërat që donte, edhe vështirësitë e mësimit vinin me këmbënguljen e njëjtë.
“Mënyra se si e përdorim ne kompjuterin dallon prej mënyrës së zakonshme, është dashur shumë materiale t’i gjej nëpër internet, kam hulumtuar shumë”, shtoi ai.
“Në fillim kur kam dashtë të marr drejtimin për programim e kam ditur që drejtimi është pak i zorshëm edhe e kam pasur një lloj depresioni. Kisha frikë. Nuk e dija se në çfarë forme munden me m’i dhënë mua materialet mësimore. Depresioni ka qenë i madh, por kam ditur ta kontrolloj”, theksoi Kelmendi.
E gozhdonte veten me përplot pyetje për të ardhmen. Por, përsëri ishte shpresëplotë për një zgjidhje.
“Unë e kam si zakon çdo gjë që dua të arrij, bëj luftë intensive që të arrij atë çka dua unë”, deklaroi Kelmendi.
Kur je në situatë të tillë, ai tregon se janë dy tipare karakteriale me të cilat duhet të jesh i pajisur: vendosmëria dhe durimi.
“Vendosmëria është pjesa e parë kur do ta nisësh një karrierë se për shembull, për drejtimin tim, jo veç në Kosovë po edhe në trojet shqiptare rrallë ka të verbër që shkojnë në këtë drejtim”, potencoi tutje.
“Si çdo i verbër jam paragjykuar edhe unë. Jam paragjykuar edhe prej atyre që i njoh e më njohin shumë mirë, kur iu kam treguar drejtimin ku dua të shkoj ndoshta se kanë pas idenë si punojmë ne në kompjuter edhe jam paragjykuar”.

Por, këto përshtypje thotë se e kanë ndihmuar dhe ia kanë shtuar inatin.
Programeri Kelmendi gjithnjë ka besuar fuqishëm se mund të ia dal.
“Në momentin kur e kam kuptuar çka dua prej jetës gjithmonë ai zëri i brendshëm më ka thënë që mundesh me arrit, gjithmonë e kam ditur që jam për një lëmi të caktuar, ka diçka që mundem me arrit në jetë edhe nuk jam dorëzuar asnjëherë, nuk m’u ka pakësuar shpresa që ndoshta nuk arrij”, theksoi ai.
Mirënjohës është ndaj familjes që e mbështeti pafund.
Ishin ata që shpesh ia dhanë sytë që s’i kishte.
“Mirënjohës më së shumti i jam familjes e sidomos nënës, se këta janë të vetmit që më kanë ndihmuar të ec përpara, sidomos nëna se nuk ka qenë e lehtë edhe prindi ta mësojë brajin veç për mua që të më përgatisë. Arritjen më të madhe ia dedikoj nënës edhe familjes”, ka shtuar Kelmendi.
Tash programeri dëshiron të krijojë aplikacione që personave me aftësi të kufizuar t’iu krijojë lehtësim.
“E kam një ëndërr që të krijoj edhe lojëra për personat e verbër. Kam qejf të krijoj edhe programe për ta që të munden të barazohen ose të argëtohen, pra të kenë edhe ata përvojë në botën e lojërave kompjuterike”, tregoi ai.
Kjo gjë atë e bën të ndjehet shumë mirë, prandaj do të përpiqet që ta realizojë.
Në Kosovë do të donte të ndryshonte një gjë.
“Ajo që më kish pëlqyer me qenë në Kosovë është liria, jo veç e të menduarit e të shprehurit, po për neve personat e aftësisë së kufizuar edhe liria e lëvizjes e që për shembull nëpër vendet e zhvilluara kjo ekziston. Unë kam pas shumë kontakt me botën e jashtme, i kam xhelozuar”, shtoi më tej.
Verbërinë e konsideron si sprovë jetësore, për të më s’është pengesë. Mungesa e pamjes, s’ia ka dëmtuar vizionin, përveçse forcuar vullnetin.
Të rinjve të verbër, të cilët kanë frikë e janë mposhtur nga paragjykimet, iu thotë t’i mënjanojnë ato e të mos lejojnë që t’i ndalin.
Por, ka një mesazh edhe për të gjithë moshatarët.
“Për rininë në përgjithësi, nëse e shihni një të verbër që është në moshën e juve, nëse iu përshtatet në shoqëri, kurrë mos ia shihni verbërinë si pengesë”, tha ai.
Një ndjenjë të fortë pakënaqësie e ka për institucionet të cilat tha se më shumë lavdërohen se sa punojnë.
“Nëse ti premton si institucion mbështetje për personat e verbër, atëherë nuk është mirë veç me ardhë me na kujtu në ditët që janë të veçanta, për shembull në Javën e Shkopit të Bardhë, në Ditën e Aftësisë të Kufizuar dhe mos me u marr më me neve. Thjesht prej institucioneve kërkoj konsideratë më të madhe”, theksoi Kelmendi për AP.
Ai bën thirrje qe nëse institucionet duan që të tregojnë rezultate si shtet dhe të arrijnë gjithëpërfshirjen, duhet të punojnë dhe t’i mbajnë premtimet/AlbaninaPost.