Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një prej figurave qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushaku, ka thënë se në zgjedhjet e fundit nacionale i është ofruar përkrahje nga Policia e Kosovës për tu mbrojtur meqë ka pasur informacione se është i rrezikuar jeta.
Lushtaku ka thënë se ka pasur informacione se disa serbe me disa shqiptarë e kanë përcjellë dhe kanë pasur për qëllim likuidimin e tij.
Lushtaku ka treguar se nuk ka pranuar mbrojtje meqë konsideron se është i aftë t’i dalë zot vetes dhe familjes së tij.
“Unë jam vazhdimisht pjesë e kërcënimeve. Më kujtohet në zgjedhjet nacionale, ka pasur tentativa, Policia e Kosovës ka ardhë dhe më ka ofru siguri, për herë të parë po e them. Por s’kam pranu se iu kam thënë se jam i zoti me i dalë zot vetit dhe familjes. Ka pas tentativa që disa serbë me disa shqiptarë më kanë përcjellë dhe ka pas informacione që dojnë me më likuidu”, ka thënë Lushtaku.
“S’frikësohem, por ato janë në Kosovë dhe janë shumë aktive”, ka shtuar tutje.