Halil Matoshi i është kundërpërgjigjur Salih Zybës, pas reagimit të këtij të fundit e që kishte të bënte pikërisht me një deklaratë të publicistit.
Zyba, përmes “Facebook-ut” tentoi ta zhvlerësojë mendimin e lirë të Matoshit, duke thënë se atë që Vuçiqi nuk guxoi ta thotë në Bruksel, e tha Matoshi në Prishtinë.
Përmes rrjetit identik social u kundërpërgjigj Matoshi, që shtoi se Zyba po e luan rolin e “milicit të mendimit”, ndërsa në fund iu drejtua me: pushka top t’u bëftë!