Dialogu për normalizim të marrëdhënieve “nuk duhet të mbingarkohet me kushtëzime tjera” sepse ashtu në gjendjen siç është ka vështirësi të mëdha.
Kështu na tha ambasadori gjerman, Jorn Rohde, në një intervistë me Nacionale referuar kushtëzimeve të reja të bëra dje nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel, për çka edhe u pamundësua një takim trepalësh.
Optimist megjithatë mbetet Rohde, kur thotë se “palët e dinë që qasja konstruktive sepse është parakusht për të marrë pjesë në Planin e Rritjes” të BE-së, përkatësisht Fondin gjashtë miliardë eurosh për rajonin; disbursimi i parë i mjeteve i të cilit supozohet të kryhet në fillim të muajit korrik.
Kurti dhe Vuçiq dje nuk u takuan dhe për Rohden kjo “është fatkeqe” teksa thotë se gjendja është e atillë që “Serbia po vazhdon të shkel Nenin 4” të Marrëveshjes Bazike për moskundërshtim të Kosovës në orgnizata ndërkombëtare ndërsa, kjo e fundit “nuk po lëviz para me Asociacionin”.
“Është e dukshme që Neni 4 nuk po respektohet…nga Kosova pritet që të lëviz te ky Asociacioni i famshëm ose famëkeq”, tha Rohde.