Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet nga gjetja e kamerave të kamufluara në kondicionerë në veri të vendit.
Ministri Sveçla përmes një postimi në Facebook është shprehur se spiunazhi i Serbisë në Republikën e Kosovës do të luftohet me çdo kusht.
“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.”, ka shkruar ai.
Sveçla tha se koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar.
“Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, shkroi Sveçla.