Meteorologët për ditën e sotme kanë paralajmëruar stuhi nëpër disa vende të Kosovës. Aktualisht një stuhi, e përcjell me erëra të forta, shi e zbrazje atmosferike, ka kapluar rajonin e Ferizajt, posaçërisht Kaçanikun e Shtërpcën, dhe rajonin e Gjilanit.
Si rrjedhojë, disa dalje tashmë janë jashtë funksionit, ka njoftuar KEDS.
Ekipe të shumta të KEDS-it tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për të rikthyer gjendjen në normalitet.