Konvertimi i patentë-shoferëve në komunat veriore po rritet dita-ditës.
E sipas institucioneve përkatëse deri më tani janë bërë 1 mijë e 560 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve në këtë pjesë të vendit.
Lidhur me këto shifra ka folur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka treguar se në Leposaviq deri më tani janë 386 kërkesa për konvertim të patentë-shoferëve, në Mitrovicën e Veriut 429, në Zubin Potok 223 dhe në Zveçan 234 kërkesa.